Gjermania do t’i njeh testet PCR nga laboratori i IKSHPK-së

  • E.K /
  • 26 September 2020 - 16:45
Gjermania do t’i njeh testet PCR nga laboratori i IKSHPK-së

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka folur për situatën epidemiologjike në vend.

Ai ka bërë të ditur se Gjermania do t’i njeh testet PCR te laboratorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Falë punës së përbashkët të MSH-së, IKSHPK-së, QKUK-së, kryetarëve të komunave, Policisë kemi një situatë më të qetë sa i përket COVID-19 dhe si rezultat i kësaj Qeveria ka vendosur për lehtësimin e masave kufizuese”.

“Bazuar në kompetencat e MSH-së, të gjithë ata që i shkelin rregullat, do të ndëshkohen drejtpërdrejt me gjoba dhe do të mbyllen lokalet dhe veprimtaritë që i shkelin rregullat”.

“Këto ditë do të shtojmë numrin e 75 inspektorëve të rinj që bashkë m e Policinë e Kosovës do ta monitorojnë gjendjen”.

“Këto ditë është duke qëndruar një inspeksion nga Gjermania që po punon bashkë me ekipet tona që përgjigja e mëtejme ndaj pandemisë të jetë më e suksesshme”.

“Lajmi i mirë është si instituti Robert Koch ka futur në listën e vet laboratorin e IKSHPK-së”.

(Kosova Sot Online)