Nis seanca, Salih Mustafa i pari që del para gjykatësve të Speciales në Hagë

  • E.K /
  • 28 September 2020 - 15:22
Nis seanca, Salih Mustafa i pari që del para gjykatësve të Speciales në Hagë

Ka filluar seanca gjyqësore e ish’ushtarit të UCK’së, Salih Mustafës para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë.

Mustafa është arrestuar ditë më parë nga pjesëtarë të EULEX’it derisa është i pari person i akuzuar që është paraqitur para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Gjykata Speciale ka bërë publike në version të redaktuar aktakuzën për Salih Mustafën. Pos krimeve të tjera, ish pjesëtari të UCK-së, i vihet në barrë edhe akuza për vrasje.

 Zyra e Prokurorit të Specializuar, pretendon se këto krime kanë ndodhur në fshatin Zllash, gjatë vitit 1999.

Ditë më parë pjestarë të EULEX’it kanë arrestuar në Prishtinë edhe udhëheqësit e organizatës së veteranëve, kryetarin e OVL-UÇK’së, Hysni Gucatin dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.

(Kosova Sot Online)