Nuk kalon kërkesa e VV-së që Avdullah Hoti të raportojë në Komisionin për Punë të Jashtme

  • A.P /
  • 28 September 2020 - 18:13
Nuk kalon kërkesa e VV-së që Avdullah Hoti të raportojë në Komisionin për Punë të Jashtme

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka miratuar Planin e Punës së komisionit për sesionin vjeshtor.

Kryetarja e këtij komisioni, Time Kadriaj, tha se do të mbajnë një takim me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Shqipërisë.

“Kam kërkuar nga ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani që të na aranzhojnë një takim me Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë”, tha ajo.

Në këtë mbledhje është formuar grupi punues për monitorim të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, i cili do të mbikëqyret nga gjithë anëtarët e këtij komisioni.

Kërkesë tjetër e VV-së ishte që të vijë për raportim kryeministri Avdullah Hoti, por që u pa e panevojshme për anëtarët e tjerë.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, tha se kryeministri Hoti ka raportuar në Kuvend dhe një gjë të tillë do ta bëjë gjatë raportimit për 100-ditëshin e Qeverisë.

Ai tha se pyetjet mund t’i drejtohen në këtë seancë.

“Është diskutuar në kuvend dhe besoj se do të diskutohet edhe ne seancën ku do të raportojë për 100 ditshin e qeverisë. Mendoj se nuk është e nevojshme të vij kryeministri”, tha Gashi.

(Kosova Sot Online)