A do të hiqet testi PCR? Zemaj sot takohet me zv/ministrin maqedonas

  • E.K /
  • 29 September 2020 - 11:58
A do të hiqet testi PCR? Zemaj sot takohet me zv/ministrin maqedonas

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj pret sot në takim zëvëndësminitrin e Shëndetësisë në Maqedoninë Veriore, Ilir Hasanin.

Burime të medias bëjnë të ditur se temat që do të diskutohen janë në interest të të dy vendeve, madje do të bisedohet edhe për heqjen e testeve PCR mes dy vendeve.

“Temat do të jenë interes i dy vendeve, do të diskutohet për testet dhe situatën epidemiologjike”, tha ky burim.

Express ka kontaktuar edhe me zëvëndësminitrin e Shëndetësisë në Maqedoninë Veriore, Ilir Hasanin, por i njëjti ende nuk e ka konfirmuar takimin. 

(Kosova Sot Online)