VV: Në Washington nisi ndarja e Kosovës

  • A.P /
  • 29 September 2020 - 17:58
VV: Në Washington nisi ndarja e Kosovës

Avni Zogiani, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë që nga takimi i 4 shtatorit në Washington ka filluar ndarja e Kosovës.

“Kishte një fillim të ndarjes në Washington. Njëra pikë ishte ndarje e Kosovës. Plani i ndarjes është konfirmuar edhe prej ndërmjetësuesve, Grenelli ka thënë që ka qenë propozim i këshilltarit të sigurisë së presidentit. Nuk është shmangur defitivisht ndarja, eshte shmangur përkohësisht sepse subjektet politike nuk janë ra në këtë grackë”, ka thënë Zogiani.

Sipas tij, pika e shtatë e zotimeve të arritur në Washington nënkupton ndarjen e territorit të Republikës së Kosovës.

“Një lloj ndarjeje ka ndodh sepse ju e dini që ka marrëveshje për studim të fizibilitetit që do të thotë ndarje të mirave të Ujmanit. Në Washington ka pas një pikë që thotë që Ujmani duhet të ndahet mes Kosovës e Serbisë”, ka shtuar Zogiani, teksa e ka quajtur qyqar kryeministrin Avdullah Hoti.

“Kryeministri është një qyqar s’ka qëndrim e as guxim”, ka thënë Zogiani.

(Kosova Sot Online)