Akuza e fyerje të rënda në debat: “Djali yt mori miliona nga Rusia”, Bideni e quan Trumpin palaço

  • E.K /
  • 30 September 2020 - 10:28
Akuza e fyerje të rënda në debat: “Djali yt mori miliona nga Rusia”, Bideni e quan Trumpin palaço

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e sulmoi rivalin politik, Joe Biden, duke ia përmendur marrëveshjet biznesore të të birit, Hunter Biden, si dhe problemet që djali i tij ka pasur me drogën.

“S’është çudi që djali yt futet dhe merr miliarda dollarë për t’i menaxhuar. Ai fiton miliona dollarë”, tha Trump, duke iu referuar biznesit që Hunter Biden bëri me firmën “Rosemont Seneca Partners” si dhe biznesin e siguruar në Kinë.

Trumpi e paraqiti një raport të një republikani të Senatit, në të cilin pretendohet se Hunter mori 3.5 milionë dollarë nga bashkëshortja e pasur e ish-kryetarit të Moskës.

“Çfarë bëri ai për t’i merituar këto”, pyeti presidenti amerikan, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

“Ai nuk dëshiron të më lejojë të përgjigjem, sepse ai e di që unë e kam të vërtetën”, tha Bideni.

“Është vështirë të futet ndonjë fjalë me këtë palaço – më falni, me këtë person”, tha Joe Biden, duke iu referuar Trumpit.

Më vonë, Bideni tha se Trumpi kurrë nuk e mban fjalën dhe i përmendi raportet që Trumpi i ka quajtur “humbës” trupat amerikane të rënë gjatë luftimeve.

(Kosova Sot Online)