Presidenti Hashim Thaçi e takon avokatin e ri të popullit

  • E.K /
  • 02 October 2020 - 11:27
Presidenti Hashim Thaçi e takon avokatin e ri të popullit

Presidenti Hashim Thaçi e ka takuar sot Naim Qelajn, i cili para pak ditësh u zgjodh në krye të institucionit të Avokatit të Popullit.

Thaçi ka deklaruar se Qelaj i është zotuar atij se do të angazhohet në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve.

“Në pritjen që i bëra Avokatit të Popullit, të sapo zgjedhur, Naim Qelaj, diskutuam për punën dhe përgjegjësinë e institucionit që ai do ta përfaqësojë dhe drejtojë brenda mandatit kushtetues. Tashmë institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë traditë në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve tanë pa dallim politik, etnik dhe religjioz”, tha Thaçi.

“Z. Naim Qelaj, të cilit i urova punë të mbarë, u zotua që do të angazhohet me profesionalizëm, guxim dhe përgjegjësi që përmes besimit të dhënë ta forcojë institucionin e Avokatit të Popullit në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve”, deklaroi presidenti.

Paraprakisht, Thaçi e ka uruar Qelajn për marrjen e detyrës së re.

(Kosova Sot Online)