Dy shtetasve të Kolumbisë i janë grabitur 700 euro

  • A.P /
  • 20 June 2026 - 10:05
Dy shtetasve të Kolumbisë i janë grabitur 700 euro

Dy shtetasve të Kolumbisë i janë grabitur 700 euro para dhe një telefon në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, njoftoi Policia e Kosovës.

Ato dyja u kërcënuan me thikë nga pesë persona.

 

“Rr. Zahir Pajaziti, Prishtinë 19.06.2026 – 00:50. Dy ankuese femra shtetase të Kolumbisë kanë raportuar se pesë persona të dyshuar nën kërcënimin e mjetit të mprehtë iu kanë grabitur një telefon dhe 700 euro para të gatshme. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”.

(Kosova Sot Online)