Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij

  • A.P /
  • 20 June 2026 - 10:15
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Zveçan, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Policia tha se në vendngjarje doli njësitë e saj dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Lugina e Diellit, Zveçan, 18-19.06.2026 – 19:00-9:55. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë  njësitë policore si dhe mjeku kujdestar  i cili e  ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti është duke u hetuar”.

(Kosova Sot Online)