Trupi i të vrarit në Novi Pazar sillet në Kosovë, varroset sot në Prishtinë

  • E.K /
  • 02 October 2020 - 12:57
Trupi i të vrarit në Novi Pazar sillet në Kosovë, varroset sot në Prishtinë

Trupi i Selatin Janjevës, i cili mbrëmë u vra në Novi Sad të Serbisë, është sjellur në Kosovë. Pronari i kompanisë turistike “Selo Tours” do të varroset sot në orën 17:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

52-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve në natën tragjike mbrëmë, ku i plagosur mbeti baxhanaku i tij.

Rezultatet e para të hetimit tregojnë se një person gjuajti me armë dhe e plagosi njërin në këmbë, e më pas një person i paidentifikuar vrau Selatin Janjevën. 

(Kosova Sot Online)