Rama e zbulon kur do t’i dorëzohet Kosovës Dogana në Portin e Durrësit

  • E.K /
  • 02 October 2020 - 14:02
Rama e zbulon kur do t’i dorëzohet Kosovës Dogana në Portin e Durrësit

Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama pas nënshkrimit të marrëveshjeve me Kosovën ka thënë se janë dakorduar për disa tema, përfshirë këtu edhe doganën.

Ai ka thënë se një nga temat më të rëndësishme është ajo për Portin e Durrësit.

“Sot jemi dakorduar për disa marrëveshje dhe për pak javë unë do të vizitoj kryeministrin së bashku me një delegacion modest, për nga numri, për një çështje shumë të rëndësishme, për të firmosur përfundimisht edhe marrëveshjen që e kalon doganën e Durrësit në dispozicion të Kosovës të plotë. Marrëveshjet i dëgjuat dhe jam shumë i kënaqur që më në fund, imagjinoni se sa kohë kemi humbur keni shijuar krahun e punës në Kosovë dhe Shqipëri, në momentin që kushdo që ka nevojë për të punuar nuk ka nevojë të sorollatet për letra pune”, ka thënë Rama.

“Ai i Gjakovës në Vlorë apo ai i Fierit në Prizren, kjo është një kërkesë e kahershme e sipërmarrjes dhe nuk e di sa e justifikueshme është që kjo dhe të tjera gjëra që lidhen me jetën e njerëzve janë vonuar janë penguar janë anashkaluar në emër të luftërave imagjinare, ndërkohë që lufta ka vite që ka mbaruar”, tha Rama.

(Kosova Sot Online)