Historia e trishtë e familjes së pronarit të vrarë të ‘Selo Tours’, as një muaj më parë i vdiq vëllai

  • G.G /
  • 02 October 2020 - 16:20
Historia e trishtë e familjes së pronarit të vrarë të ‘Selo Tours’, as një muaj më parë i vdiq vëllai

Për familjen Janjeva, ditët e mërzisë nuk kanë të ndalur.

Pak ditë më parë i vdekuri Janjeva humbi vëllaun e tij më të vogël, Samirin.

Ai vdiq nga një sëmundje e rëndë që po vuante vitet e fundit.

E pa kaluar as një muaj, kësaj familje iu shtua edhe një tjetër mërzi.

Mbrëmë, atyre iu shua edhe tjetri anëtar i familjes. Selatini u vra në mes të rrugës në Novi Pazar.

Motivet ende nuk dihen, derisa mediat kanë publikuar një video ku shihet komplet vrasja.

Trupi i Selatin Janjevës, i cili u vra mbrëmë në Novi Pazar të Serbisë, është sjell në Kosovë. Pronari i kompanisë turistike “Selo Tours” do të varroset sot në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga familjarit, bëhet e ditur se varrimi i tij do të bëhet në orën 17:00.

52-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve në natën e mbrëmshme tragjike, ku i plagosur mbeti baxhanaku i tij.

Rezultatet e para të hetimit tregojnë se dikush gjuajti me armë duke e plagosur njërin në këmbë, e më pas një person i paidentifikuar e vrau Selatin Janjevën.

(Kosova Sot Online)