Pas 20 vitesh zbulon se fëmijët nuk janë të tij, ish-gruaja do ti paguaj shumën e majme

  • E.K /
  • 03 October 2020 - 13:33
Pas 20 vitesh zbulon se fëmijët nuk janë të tij, ish-gruaja do ti paguaj shumën e majme

Një sipërmarrës i vogël nga Umbria ( Itali) ka hedhur në gjyq ish –bashkëshorten e tij pasi ajo e kishte gënjyer për 20 vitesh rresht.

Ish – bashkëshortja e kishtë bërë atë të besonte se fëmijët që ata kishin nga martesa e tyre ishin të tij.

 Çifti u nda në fillim të viteve 2000 dhe si pjesë e procedurës babai u caktua të mbështeste dy fëmijët, tani të rritur.

Gjatë procedurës, u krye edhe testi i ADN-së që çoi në përjashtimin zyrtar të atësisë në vitin 2018.

Prandaj vendimi i gjykatës civile, në shkallën e parë, ka urdhëruar që burrit ti kthehet mbrapsht kompensimi prej 150 mijë eurove për mbajtjen e fëmijëve për rreth njëzet vjet.

(Kosova Sot Online)