Paga deri në 1 mijë euro, këto janë profesionet më të paguara aktualisht në vend

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 09:34
Paga deri në 1 mijë euro, këto janë profesionet më të paguara aktualisht në vend

Një raport i Agjencisë Kosovare të Kosovës, lidhur me nivelin e pagave, i ka renditur ata që merren me furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, si më të paguarit në Kosovë.

Sipas raportit të ASK-së, paga mesatare bruto për ata që merren me këtë punë është 923 euro.

Paga të larta kanë edhe ata që merren me informim dhe komunikim, të cilët kanë pagë bruto gati 800 euro.

Keq me paga nuk qëndrojnë as ata që merren me xehetari dhe gurëthyes. Paga mesatare bruto për këtë aktivitet ekonomik është mbi 650 euro.

Bazuar në këtë raport, paga më të ulët kanë ata që merren me akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim, të cilët kanë pagë mesatare 256 euro.

“Paga mesatare bruto në vitin 2019 sipas aktiviteteve ekonomike më e lartë ishte te: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 923 euro pasuar nga informimi dhe komunikimi me 797 euro, pastaj xehetari dhe gurëthyes me 657 euro, derisa paga më e ulët ishte tek Akomodimi dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 256 euro”, thuhet në raport. 

(Kosova Sot Online)