Gaxherri: Për dy vjet qeveria Hoti do ta vë vendin në binarë

  • A.P /
  • 05 October 2020 - 21:38
Gaxherri: Për dy vjet qeveria Hoti do ta vë vendin në binarë

Deputetja e LDK’së, Besa Gaxherri, ka thënë  se Qeveria Hoti do ta kthejë vendin në binarë brenda dy vjetëve.

Ajo po ashtu ka shtuar se kryeministri, Avdullah Hoti, ka një CV shumë të mirë dhe nuk është inferior ndaj askujt.

 

“VV nuk di të bëjë politikë. Ata mundohen po nuk dinë”, thotë ajo.

“Për dy vjet qeveria Hoti do ta vë vendin në binarë. Kosova i ka pas raportet në pikën më të ulët të mundshme. Për të i përmirësuar këto raporte është dashur një person sikur Hoti. Ai ka një CV të mrekullueshme dhe kur ulet para dikujt nuk është inferior. Ai nuk ka asnjë hipotekë kriminale”, përfundoi ajo.

(Kosova Sot Online)