Bërnabiq nominohet për kryeministre të Serbisë nga Vuçiq

  • A.P /
  • 05 October 2020 - 22:19
Bërnabiq nominohet për kryeministre të Serbisë nga Vuçiq

Presidenti i Serbisë dhe Partia Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se kryeministre do të mbetet Ana Brnabiq.

“Duhet të theksoj se kemi pasur disa kandidatë për kryeministër. Falënderova disa kandidatë, të cilët ishin punëtorë dhe besnikë. Disa minuta më parë, unë nënshkrova vendimin për të nominuar Ana Bërnabiqin për kryeministre”, tha Vuçiq.

Ajo ndoqi një politikë të disiplinuar dhe të përgjegjshme, ajo nuk i bëri lajka qendrave të huaja të pushtetit ose askujt në vend, shtoi presidenti serb. Vuçiq gjithashtu konfirmoi se 50 për qind e anëtarëve të qeverisë do të jenë gra.

Ndryshe, Bërnabiq ka qenë kryeministre e Republikës së Serbisë që nga 29 qershori i vitit 2017 gjersa më parë ka qenë ministre e administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale.

(Kosova Sot Online)