Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • E.K /
  • 07 October 2020 - 08:24
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Media sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

8:30

Në kuadër të implementimit të projektit “Ngritja e Serrave me Participim” të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (DBZhR),  fillon ndërtimi i serrës së parë. Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë. ( Fshati Atmaxhë-Prizren)

08:45

Inspektorët e Inspektoratit të Tregut bëjnë inspektime nëpër biznese. Merr pjesë ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Vesel Krasniqi. Nisja nga MTI-ja bëhet në ora 08:45.   

09:00

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i shoqëruar nga ud. drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, vizitojën Klinikën e Onkologjisë, Klinikën Emergjente dhe klinikat e Kirurgjisë. (QKUK)

10:00

Misioni KFOR, i udhëhequr nga NATO, organizon një video-konferencë për ta shënuar 20 vjetorin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe ta diskutojë zbatimin e saj në Kosovë. (Ngjarja transmetohet online në faqen e Facebook të NATO/KFOR)

10:00

Kryeministri Avdullah Hoti, ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stuballa dhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raportojnë në komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me çështjen e personave të pagjetur në kuadër të dialogut me Serbinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

10:00

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami raporton nw komisionin për Buxhet dhe Transfere mbi masat fiskale të marra për t’iu përgjigjur situatës me pandeminë dhe për gjendjen e borxhit publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

10: 00

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi viziton Komunën e Rahovecit ku do të takohet me kryetarin e kësaj komune Smajl Latifi (Objekti i komunës)

Agjenda e plotë:

10:00 – 10:40 – Takim me Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi

Vendi: Komuna e Rahovecit

10:45 – 11:00 Vizitë vendit ku planifikohet të ndërtohet stadiumi i qytetit.

11:05 – 11:15 Vizitë palestrës “Mizahir Isma”

11:30 – 11:45 Vizitë Shtëpisë Muze të Ukshin Hotit

Vendi: Krushë e Madhe

10:00

Ministria e Punëve të Brendshme pranon donacion, mjete mbrojtëse nga Covid-19  nga Ambasada Amerikanë në Prishtinë, i pranishëm do të jetë edhe ministri Veliu. (Salla P-02, objekti kryesor i MPB-së)

11:00

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit diskuton për Rregulloren e punës së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

11:00

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj raporton në Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për menaxhimin e situatës me “Covid 19”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303).

(Kosova Sot Online)