Zeka: U mundova ta ruaj etikën, Tomë Gashin e ka denoncuar në polici edhe gruaja e tij për dhunë fizike

  • E. /
  • 07 October 2020 - 11:04
Zeka: U mundova ta ruaj etikën, Tomë Gashin e ka denoncuar në polici edhe gruaja e tij për dhunë fizike

Mbrëmë ka eskaluar debati mes Milaim Zekës dhe Tomë Gashit. Sharje, ofendime e kritika të shumta kanë hedhur palët në drejtim të njëri-tjetrit. Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se ndihet i rrezikuar nga kërcënimet e avokatit, teksa pohon se rastin e ka paraqitur edhe në Policinë e Kosovës, rreth një javë më parë, pasi telashet mes dyshes nuk janë rishtas.

Përplasje të ashpra po ndodhin mes Zekës e Gashit sa herë që po thirren nëpër emisione televizive, por ajo e një nate më parë u konsiderua nga komentuesit eskalim total.

E një ditë pas njërit prej debateve më të përfolura në Kosovë,  media ka kontaktuar me ish-deputetin Milaim Zeka, për të kuptuar sesi erdhi deri te situata.

Teksa flet  Zeka shprehet se është munduar ta ruajë etikën, por sipas tij deklaratat e avokatit Gashi ishin shumë skandaloze.

“Sinqerisht, unë mbrëmë pas momentit kur ai e ka lëshu studion, jam mundu me ruajt etikën për hir të emisionit që ka qenë i drejtpërdrejtë, por ajo çka unë dëgjova paraprakisht ishte diçka shumë skandaloze. Ai kish qenë duke më fyer mua, duke thënë që unë e rrehi, qysh e kanë rreh në studio… Është mjerim edhe i organeve të drejtësisë në Kosovë që nuk reagojnë”, tha Zeka, të mërkurën, për Express.

Ashtu sikurse edhe mbrëmë, Zeka e ka quajtur Gashin avokat të Millosheviqit.

“Nuk ka në botë avokat i kategorisë së Tomë Gashit që mundet me mbajtë licencën e avokatit në bazë të sjelljeve të tij… i cili ka qenë gjykatës i Millosheviqit deri në vitin 1993”, pohon Zeka.

I pyetur nëse ndihet i rrezikuar dhe nëse rastin do ta raportojë edhe në Policinë e Kosovës, Zeka tha se Gashi ka dhjetëra denoncime e kallëzime penale në Policinë e Kosovës dhe një denoncim ndaj tij e ka bërë edhe vetë ai.

“Tomë Gashi në Policinë e Kosovës ka me dhjetëra denoncime e kallëzime penale ndaj tij, duke filluar nga gruaja e tij që e ka denoncuar disa herë për dhunë fizike. Unë e kam raportu në polici, se jam në Suedi, e kam hap rastin ndaj Tomës para një jave… Më kanë intervistuar Krimet e Rënda, normal që po ndihem i rrezikuar”, tha Zeka.

Sipas Zekës, sjellja e Gashit është e nxitur nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

“Jam i bindur, 99 për qind, që Toma është i nxitur direkt nga Kadri Veseli, përderisa ky njeri po thirret në emrin e Kadri Veselit dhe ai nuk po reagon”, përfundoi Zeka.

Duke klikuar në linkun e lajmit më poshtë mund të shihni sesi nisi mbrëmë debati i ashpër mes Zekës dhe Gashit. 

(Kosova Sot Online)