Para seancës së Kuvendit mobilizohet AAK’ja

  • G.G /
  • 08 October 2020 - 10:49
Para seancës së Kuvendit mobilizohet AAK’ja

Para seancës së sotme të Kuvendit janë mbledhur zyrtarë të AAK’së, derisa janë bërë të ditura edhe temat e diskutimit.

Në një shkrim në Facebook, është bërë e ditur se takimi është mbajtur në mes të zëvendëskryeministrit  të parë, Besnik Tahirit, Ministri i Drejtësisë, Selim Selimin, shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Daut Haradinaj dhe ministri Ramë Likaj.

“Nder i veçantë të nisja ditën e sotme të punës me takimin me Shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, Zëvendës Kryeministrin e parë, Besnik Tahiri, dhe Ministrin e MASHT, Ramë Likaj, për t’i ideuar e koordinuar politikat tona programore si partner të koalicionit qeverisës dhe nismat ligjore në dobi të qytetarëve. Puna bëhet më e lehtë kur ke bashkëpunëtorë e miq të mirë e profesionistë të vërtetë si Dautin, Besnikun e Ramën”, ka shkruar ministri Selimi.

 

Ministri Selimi para seanceës seë Kuvendit takohet Haradinajn, Tahirin dhe Likajn Ministri i Drejteësiseë, (MD), Selim...

Publiée par Grupi Parlamentar i AAK-së sur Jeudi 8 octobre 2020

(Kosova Sot Online)