A po i bëhet vend PDK’së në Qeveri? Sqarohet Hoti

  • E.K /
  • 08 October 2020 - 11:04
A po i bëhet vend PDK’së në Qeveri? Sqarohet Hoti

Me shumicë votash është shfuqizuar dje vendimi i Qeverisë për aprovimin e Koncept Dokumentit për themelimin e Agjencisë për Integrim Evropian. Tashmë do të rikthehet Ministria e Integrimeve Evropiane.

Një vendim i tillë është parë si krijim i hapësirës për futjen e PDK’së në Qeveri, skenar që është duke u përfolur tash e një kohë.

Hoti megjithatë në një paraqitje për media e ka mohuar një gjë të tillë.

“Më vjen mirë që e hape këtë për ta sqaruar, veç lexoni me kujdes vendimin. Kemi fillu kur e kemi shkri ministrinë e Integrimeve në takimet që kam pas me komisionarin në Bruskel jemi dakordu që kjo të mos shkojë drejt një agjencie, po të shkojë drejt një zyre për integrime evropiane me një person që do të jetë në krye.

Unë mendoj që kjo është qasja më e mirë kur një zëvendësministër është mbikëqyrës sa i përket Integrimeve”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)