Strukturat e fshehta serbe në Gjyqësorin e Kosovës nuk e lejojnë gjykimin për kompensimin e dëmeve të luftës

Xhevat Meha

  • 08 October 2020 - 07:47

Shkruan: Xhevat Meha

Qendra e këtyre strukturave në Serbi u jep detyra këtyre që të ndërmarrin veprime që dëmtojnë interesat e Kosovës dhe të evitojnë çfarëdo cenimi të interesave të Serbisë. Ky refuzim është pjesë e veprimtarisë së këtyre strukturave.

-Këto ditë OJQ-ja “Ngritja e Zërit” përsëriti kërkesën nga Gjykatat e Kosovës për kompensim të dëmeve të luftës. Kjo po refuzohet sistematikisht. Për mua këto refuzime janë të pritshme. Gjykatat e Kosovës, sikur edhe të gjitha institucionet e Kosovës janë të kontrolluara nga rrjeti i strukturave të fshehta serbe. Këto struktura kanë vepruar dhe janë duke vepruar lirshëm në Kosovë. Lira e veprimit të tyre ka mundësuar që me lehtësi të futin nën kontroll institucionet e Kosovës, përfshi edhe gjykatat. Sigurisht që ky rrjet përderisa ka fuqi, nuk lejon që të kryhet ndonjë veprim që shkon në dëm të interesave të Serbisë në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".