Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 09:06
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Media ju sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

09:30

Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Mediet mund të marrin pamje. (Ndërtesa e Qeverisë)

10:00

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, dhe drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka,  vizitojnë kompaninë “Proton Cable”, me qëllim që të informohen nga afër me vështirësitë shkaku i pandemisë. (Prizren)

11:00

Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës shqyrton Draftin e Planit të Veprimit dhe Draftin e Planit të Buxhetit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

11:00

Kryeministri Avdullah Hoti raporton për punën 100-ditëshe të Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës)

12:00

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, dhe drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, vizitojnë kompaninë “Frutex”, me qëllim që të informohen nga afër me vështirësitë shkaku i pandemisë. (Suharekë)

12:00

Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita” organizojnë një diskutim kushtuar Muajit të Ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Marrin pjesë dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj; ish-presidentja Atifete Jahjaga etj. (Ministria e Shëndetësisë).

15:00

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, dhe drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, do të vizitojnë kompaninë “Ontexi”, me qëllim që të informohen nga afër me vështirësitë shkaku i pandemisë. (Prishtinë)

(Kosova Sot Online)