Serbia të ngarkohet me krimet dhe dëmet e luftës, është shtet kriminal që i ka shkelë të gjitha marrëveshjet me shqiptarët

Serbia të ngarkohet me krimet dhe dëmet e luftës, është shtet kriminal që i ka shkelë të gjitha marrëveshjet me shqiptarët
Serbia të ngarkohet me krimet dhe dëmet e luftës, është shtet kriminal që i ka shkelë të gjitha marrëveshjet me shqiptarët

Muhamet Kelmendi

  • 09 October 2020 - 08:58

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Pritet që Serbia do të paraqes ndarjen e Kosovës apo Asociacionin si fakt tjetër për bisedime. Këtej i duhet Kosovës të përgatitet dhe ti paraqet temat që janë domethënëse për paqen në Ballkan. Kjo nuk del nga Mini-Shengeni, asociacioni apo masat tjera kriminale serbe që veç i kanë të planifikuara. Serbia duhet të ngarkohet nga Kosova me dëmet e luftës, me përgjegjësi penale, me gjetjen e të humburve dhe me njohje të shtetit. Pa këto tema nuk ka pse shkon Kosova në bisedime. Këto janë kushtet e vetme që e garantojnë paqen.

-Nuk ka rast që nuk ka vepruar mbi bazën kriminale ndaj kombit shqiptar. Dhuna dhe terrori, masat gjenodiciale kanë qenë të rënda, e të cilat i ka aplikuar Serbia . Më shumë se 1 milion veta janë zhdukur nga ky shtet. Mbi 1 milion janë të dëbuar brenda shekullit të kaluar. Këtej nuk rast që nuk ka shkelur shteti serb marrëveshjet me shqiptarët. Është kjo çështje tashmë është e ditur. Shteti serb,jo vetëm nga Daçiq e Vuçiq, por të gjithë gjatë tërë historisë kanë vepruar njësoj, sikur tash Vulin, e kanë mohuar dhunën dhe terrorin, masat shkatërrimtare ndaj shqiptarëve dhe, në anën tjetër, i kanë akuzuar shqiptarët dhe i kanë etiketuar në mënyrë të egër e i kanë kërcënuar me zhdukje. Nuk ka kohë gjatë pushtimit që ka kaluar pa u aplikuar dhuna ndaj shqiptarëve. Nuk ka marrëveshje që nuk është shkelur nga Beogradi tash e 100 vite. U shkelën marrëveshjet gjatë kohës së pavarësisë, kundër pushtuesit otoman. U pushtuan dhe u serbizuan territore të mëdha shqiptare. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u shkel qëndrimi i përbashkët për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kosova u ripushtua. Vit pas viti deri tash çdo marrëveshje është shkelur nga kriminelët e Beogradit. Dhuna ka qenë masa e vetme. Natyrisht se Serbia kurrë nuk është larguar nga Rusia dhe tash është ofruar edhe me Kinën. Këtej e ka mbështetur dhunën dhe agresivitetin ndaj shqiptarëve. Këtu është edhe frika e lidhjeve me këto shtete, gjë që BE-ja dhe e SHBA-të po bëjnë lëshime ndaj shtetit serb dhe afrimi që ju bëhet këtyre kriminelëve në Bruksel etj.

Mbi këto raporte me Rusinë dhe Kinën nga BE dhe Uashingtoni i bëjnë lëshime Beogradit. Kriminelëve nuk duhet besuar. Diskutohet por nuk u besohet. Nuk duhet as Daçiqit dhe Vuçiqit me ju besuar. Nga Marrëveshja e Uashingtonit Serbia ka ikur. Shteti kriminal serb nuk pranon asnjë pikë veç atyre që u intereson, sikurse është pika mbi Mini-Shengenin, autostradat dhe Ujmanin. Edhe deklaratat drejtuar Izraelit për mos njohje të Kosovës është një shembull tjetër i punës kriminale të tandemit Vuçiq-Daçiq. Priten edhe veprime tjera më drastike. Me këto duhet të merret edhe Uashingtoni. SHBA-ja është garant i temave të bëra dhe nga Uashingtoni kërkohen masa ndaj Serbisë. Ndryshe nuk ndalen kriminelët në Beograd. Vetëm Uashingtoni ka mundësi dhe forcë për ta ndalur Beogradin. Në Evropë ka kundërthënie të mëdha në raport me Serbinë dhe me Kosovën. Krejt kjo po shihet në Bruksel si veprim ku duhet Kosova të sakrifikon. Kjo kështu nuk shkon.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".