Përfshihet nga zjarri ndërtesa 33-katëshe

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 09:31
Përfshihet nga zjarri ndërtesa 33-katëshe

Një ndërtesë e lartë 33-katëshe u përfshi nga flakët në qendër të Koresë së Jugut, ditën e enjte duke shkaktuar panik te qindra persona që ishin brenda saj.

Zjarri shpërtheu mes katit të tetë dhe atij të 12 në ndërtesën e Samhëan “Art Noveau” e cila është e përbërë nga banesa dhe njësi tregtare.

Më shumë se 80 persona u dërguan në spital pasi patën probleme me frymëmarrjen ndërkohë që dhjetëra zjarrfikës u angazhuan për shuarjen e flakëve, të cilat u vunë në kontroll vetëm pas 13 orësh.

(Kosova Sot Online)