
Lexoni edhe:
Presidenti Thaçi blen lule në vlerë 4 mijë euro
Gjatë 24 orëve të kaluara, në Bullgari janë regjistruar 516 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë në vendin ballkanik që nga fillimi i pandemisë.
Deri më tani, në shtetin me shtatë milionë banorë janë shënuar gjithsej 23.279 persona të infektuar dhe 880 viktima.
Presidenti Thaçi blen lule në vlerë 4 mijë euroLexoni edhe:
Rastet ditore të koronavirusit në Bullgari filluan të rriten në shtator, shkruan Reuters.
Kryeinspektori shëndetësor i Bullgarisë ka thënë se disa masa të reja, përfshirë mbylljen e restoranteve, mund të vendosen, nëse rastet vazhdojnë të shtohen, por e përjashtoi mundësinë e një izolimi të plotë.
Tash për tash, bullgarët janë të detyruar të vendosin maska në hapësirat e mbyllura publike dhe ta mbajnë distancën sociale.
Qeveria ka thënë se nuk e ka në plan vendosjen e ndonjë mase të re kufizuese tash për tash, pavarësisht shtimit të rasteve.
(Kosova Sot Online)