Janjiq: Hetojini marrëdhëniet e Vuçiqit me Orbanin

  • A.P /
  • 17 April 2026 - 10:45
Janjiq: Hetojini marrëdhëniet e Vuçiqit me Orbanin

“Është mjaft legjitime që një hetues evropian do të duhet të hetojë të gjitha marrëdhëniet e Aleksandar Vuçiçit dhe familjes së tij me Viktor Orbanin”, tha Dushan Janjiç nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike.

Janjiç thekson se hetim i veçantë dyhet t’i bëhet marrëdhënieve rreth hekurudhës Beograd-Budapest

“Ky është një moment vërtet i rëndësishëm”, theksoi Janjiç.

Ai theksoi se situata rreth NIS po zgjidhet nga Moska.

“Asnjë vend nuk po e shet atë, por duket se edhe Hungaria e ka shitur. Do të shohim nëse edhe Kroacia e ka shitur”, thotë Janjiç.

NIS, sipas tij, është fundi i historisë, dhe dashuria e madhe midis Orbanit dhe Vuçiçit, siç thotë ai, filloi ideologjikisht në vitin 2014.

(Kosova Sot Online)