Ekzekutimi i Flamur Beqirit në sy të familjes në Londër, arrestohen 3 të rinj në Suedi

  • G.G /
  • 09 October 2020 - 11:26
Ekzekutimi i Flamur Beqirit në sy të familjes në Londër, arrestohen 3 të rinj në Suedi

Pas vrasjes së shqiptarit Flamur Beqiri në kryeqytetin e Anglisë në prag të Krishtlindjeve të vitit të kaluar, ka çuar në pranga 3 persona në Suedi.

36-vjeçari u ekzekutua në sy të gruas dhe fëmijëve të tij në mes të Londrës.

Beqiri punonte si producent muzikor prej kohësh në momentin kur u vra në lagjen e tij luksoze, por në të shkuarën ishte marrë me çështje droge.

Në pranga kanë rënë tre të rinj të moshës 22, 31, 33 vjeç. Ata u arrestuan të enjten pas një urdhër-arresti nga Anglia.

Autoritetet kanë vënë në pranga më parë edhe Annis Fouad Hermissi, 23-vjeçarin kickboxer që dyshohet se është autori i ngjarjes.

Urdhërues i vrasjes mendohet se është kreu i një bande të njohur droge, Amir Faten Mekky, që u arrestua në Dubai në qershor.

(Kosova Sot Online)