Blerim Kuçi për krahasimin me Rozeta Hajdarin: S’kam pa gjurmë të punës së saj

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 12:54
Blerim Kuçi për krahasimin me Rozeta Hajdarin: S’kam pa gjurmë të punës së saj

Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi ka kritikuar ish’ministren e këtij dikasteri, Rozeta Hajdarin.

Pasi foli për 100 ditëshin e punës së tij në Ministrinë e Ekonomisë, Kuçi ka pas disa kritika për ish’ministren.

Ai thotë se kur ka marrë detyrën në Qeveri nuk ka parë gjurmë të punës të ish’ministres.

“Unë gjurmë të punës të ajo s’kum pa, e di që ka qenë prezentë në media, po gjurmë të punës te ajo s’kam pa, gjurmë të një ministrie, të një ministre që qon ndonjë proces përpara s’kam pa. Edhe ato që i ka bo i ka bo në koordinim me Qeverinë”, ka thënë Kuçi.

(Kosova Sot Online)