Shefi i stafit të Agim Veliut e quan Vjosa Osmanin parazite: Ngrihet politikisht duke dëmtuar shtëpinë e vet

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 13:58
Shefi i stafit të Agim Veliut e quan Vjosa Osmanin parazite: Ngrihet politikisht duke dëmtuar shtëpinë e vet

Bajram Gecaj, shef i kabinetit të ministrit Agim Veliu, e ka quajtur parazite kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gecaj ka rikujtuar një deklaratë të Emisarit Special të Presidentit Trump, Richard Grenell, i cili kishte thënë se nevojiten politikanë që bëjnë më shumë sesa vetëm ankohen, duke aluduar kështu për Osmanin.

Sipas Gecajt, Osmani po dëshiron të ngrihet politikisht duke dëmtuar shtëpinë e saj.

“Richard Grenell kishte dhënë definicionin më të qëlluar për parazitët politikë: “Na duhen politikanë që bëjnë më shumë se sa vetëm të ankohen”! E këta që ankohen nuk mund të radhisin bash asnjë kontribut të vetëm domethënës për vendin e tyre, pos faktit që e tërë veprimtaria dhe ngritja e tyre politike ishte duke e dëmtuar shtëpinë e vet!”, ka shkruar Gecaj. 

 

PARAZITËT POLITIKË! Richard Grenell kishte dhënë definicionin më të qëlluar për parazitët politikë: “Na duhen...

Publiée par Bajram Gecaj sur Vendredi 9 octobre 2020

(Kosova Sot Online)