Lajm i rëndësishëm për nxënësit dhe prindërit, për shkak të COVID-19 mësimi kalon online në këtë shkollë të Prishtinës

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 10:36
Lajm i rëndësishëm për nxënësit dhe prindërit, për shkak të COVID-19 mësimi kalon online në këtë shkollë të Prishtinës

Tre mësimdhënës dhe një punëtor teknik të shkollës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë kanë rezultuar me koronavirus, si rezultat i kësaj mësimi do të kalojë online.

Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala.

“Nga sot shkolla kalon në mësim online, për shkak se tre mësimdhënës dhe një punëtor teknik kanë rezultuar pozitiv me koronavirus”, tha Shala.

Po ashtu bëhet e ditur se edhe një nxënës i Gjimnazit “Sami Frashëri” ka rezultuar me koronavirus me ç’rast klasa ka kaluar në mbajtjen e mësimit online. 

(Kosova Sot Online)