Papërgjegjësia e kësaj garde politike, qeveritar e deputet të lidhur me krimin po i rrezikojnë edhe themelet e shtetit

Papërgjegjësia e kësaj garde politike, qeveritar e deputet të lidhur me krimin po i rrezikojnë edhe themelet e shtetit
Papërgjegjësia e kësaj garde politike, qeveritar e deputet të lidhur me krimin po i rrezikojnë edhe themelet e shtetit

Dardan Grapci

  • 12 October 2020 - 07:42

Shkruan:Dardan Grapci

Me njerëzit që kanë qenë në pushtet me dekada jo vetëm që nuk do të ketë ndryshime, por këtij vendi do i del flaka sa që s’do t'iu intereson këtyre politikanëve se a të digjet kush apo jo, por vetëm do të shohin sit ë ikin e të strehohen diku së bashku me pasurinë e tyre të krijuar me plaçkitjen e buxhetit të krijuar nga taksat dhe kontributet tona. Për të mos na u rritur kjo e keqe e rrezikshme duhet të ndodhin ndryshimet e shpejta, prandaj ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që në zgjedhjet e ardhshme të mos i votojnë njerëzit e njëjtë, por ti votojnë të rinjtë dhe të rejat, sepse gjeneratat e reja do të jenë ata që do e sjellin Kosovën në rrugë të drejtë, njerëzit e rinj të arsimuar dhe të pa korruptuar.

-Duke e parë sjelljen totale të papërgjegjshme të kësaj legjislature të re, që ka dal me deputet të rijnë nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, dhe mënyrën se si u ndërtua dhe u prishë me të shpejtë koalicioni qeverisës mes LDK-së dhe VV-së, tani më gjithçka po lëvizë në rrugë pa krye dhe krejtësisht me një të mbrapshtë të madhe. Kuptohet që edhe Kuvendi i Kosovës është kapur thellë nga grupet e ngushta e kriminale të interesit, e jo vetëm që po e rrezikon shkatërrimin e Kosovës me nëntokën kriminale, pa një plan strategjik dhe pa një qëndrim të unitetit politik, por kështu si po lëvizin gjërat, mundë të ndodhë që Kosova të shkon fare shpejtë edhe në një kolaps akoma më të thellë politik dhe ekonomik.

Prandaj thuajse edhe pse kane kaluar 9 muaj nga ish Qeveria Kurti, nismat e së cilës mbetën në gjysmë të rrugës dhe nuk patëm mundësi ti shohim rezultatet e plota, dhe kjo aktualja Qeveria Hoti, nuk po arrin ta bënë asnjë veprim pozitiv. Pra këta partner të rinj të koalicionit LDK-AAK-NISMA nuk e kanë bërë e as nuk i kanë sjellë Kosovës lajme pozitive për këto 100 ditët e tyre të qeverisjes, pas prishjes së koalicionit me VV-në dhe marrjes së pozitave të reja. Këta kanë bërë dhe vetëm po vazhdojnë të bëjnë plane me klanet e tyre të interesit partiak, plane se si të pasurohen me paratë e qytetarëve dhe se si ti mbushin kontot e tyre bankare me marrjen e ryshfeteve nga investitorët e huaj në Kosovë. Për tu larguar kjo klasë politike , do e ceki dhe do ta them përgjithmonë, se ndryshimi vjen me zgjedhjet e reja dhe njerëz të rinj .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".