Ligji për Rimëkëmbje, Isa Mustafa i këshillon të gjithë deputetët për bashkëpunim

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 14:41
Ligji për Rimëkëmbje, Isa Mustafa i këshillon të gjithë deputetët për bashkëpunim

Isa Mustafa thotë se lufta për t’i mposhtur pasojat nga Covid 19 është detyrim i të gjithëve dhe falënderon deputetët që ia votuan qeverisë Hoti projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa pas votimit në parim të projektligjit për rimëkëmbje ekonomike i ka inkuruajuar deputetët e të gjitha grupeve parlamentare për bashkëpunim.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

Miratimi në lexim të parë i Ligjit për Rimëkëmbie Ekonomike është një hap i rëndësishëm për të fituar betejën me pasojat ekonomike dhe sociale nga pandemia Covid-19.

Uroj deputetët që e votuan.

Lufta për të mposhtur pasojat nga pandemia është detyrim i të gjithëve, pozitës dhe opozitë, nga fakti se nuk kemi dy pandemi, njërën për pozitën e tjetrën për opozitën por një Covid-19 që po i prekë qytetarët pa dallim.

Inkurajoj një bashkëpunim racional të të të gjitha grupeve parlamentare dhe të të gjithë deputetëve dhe Qeverisë në plotësimin dhe begatimin e këtij projektligji në mënyrë që ai të jetë sa më gjithëpërfshirës deri në aprovimin e tij si Ligj në leximin e dytë. IM

(Kosova Sot Online)