Babai kultivon kanabis për të birin përdorues që ai të mos blejë nga njerëz “pak të besueshëm”

  • S.A /
  • 13 October 2020 - 08:54
Babai kultivon kanabis për të birin përdorues që ai të mos blejë nga njerëz “pak të besueshëm”

Një 66-vjeçar në Terni të Italisë u ndalua nga policia pasi iu sekuestrua një sasi e konsiderueshme marijuanë në banesë, të cilën ai e justifikoi duke thënë se e kishte kultivuar për të birin përdorues që ai të mos e blinte bimën narkotike në njerëz “pak të besueshëm”.

Personi i vënë në pranga është babai i një 28-vjeçari, i cili njihet nga policia si përdorues i lëndëve narkotike. Për të është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa i biri është ndaluar për shpërndarje.

 

 

Megjithatë policia ka nisur një hetim të hollësishëm për babë e bir pasi në kantinën e tyre u gjetën disa rrënjë kanabis, një sasi e gatshme, peshore elektonike dhe një pajisje që përdorej për qeset me vakum, duke rritur kështu dyshimet se ata merreshin me shpërndarje të lëndës narkotike./A2CNN

(Kosova Sot Online )