Kryeministri Hoti paralajmëron lajme të mira për prodhuesit vendor

  • E.K /
  • 13 October 2020 - 10:32
Kryeministri Hoti paralajmëron lajme të mira për prodhuesit vendor

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar ditë të mira për prodhuesit vendor.

Këto komente Hoti i ka bërë përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare në Facebook.

“Dyfishimi i subvencioneve për bujqit dhe fermerët ishte premtim i yni që në ditët e para të qeverisjes”, ka shkruar kryeministri.

Hoti i ka publikuar edhe ndryshimet se si do të rriten subvencionimet gjatë kësaj qeverie.

 

Ditë të mira po vijnë për prodhuesit vendorë! Dyfishimi i subvencioneve për bujqit dhe fermerët ishte premtim i yni që në ditët e para të qeverisjes! #QeveriaHoti #Rimekembja

Publiée par Avdullah Hoti sur Mardi 13 octobre 2020

(Kosova Sot Online)