Miratohen kriteret e përbashkëta për kufizimet e udhëtimit në BE

  • E.K /
  • 13 October 2020 - 15:40
 Miratohen kriteret e përbashkëta për kufizimet e udhëtimit në BE

Ministrat evropianë të Punëve të Jashtme miratuan sot kriteret e përbashkëta për të koordinuar kufizimet e udhëtimit në BE.

Kjo për t’i dhënë fund kakofonisë së shkaktuar nga pandemia e COVID-19, që po njeh një rritje shqetësuese në kontinent.

Gjatë një takimi në Luksemburg, ministrat miratuan një rekomandim, që nuk është i detyrueshëm, duke krijuar një hartë të përbashkët për të përcaktuar zonat me rrezik brenda BE-së.

Disa vende kanë abstenuar, mes të cilëve edhe Luksemburgu/AFP.

(Kosova Sot Online)