Së paku 12 të vrarë në Etiopi, në mesin e tyre një foshnjë 6-muajshe

  • E.K /
  • 13 October 2020 - 16:11
 Së paku 12 të vrarë në Etiopi, në mesin e tyre një foshnjë 6-muajshe

Të paktën 12 persona u vranë në zonën Metakal të rajonit Benishangul-Gumuz të Etiopisë, bëri të ditur një zëdhënës i qeverisë rajonale.

Vrasjet, të cilat ndodhën në mbrëmjen e së hënës, erdhën pas dy sulmeve në të njëjtën zonë muajin e kaluar, kur 45 persona humbën jetën, shkruan Reuters.

Qeveria e kryeministrit të Etiopisë, Abiy Ahmed, është duke u përballur me shtim të pasigurisë në shumë pjesë të vendit.

Zëdhënësi i qeverisë rajonale tha se vrasjet në këtë zonë filluan pas ekzekutimit të vëllait të një zyrtari lokal.

Sipas një anëtari të lartë të një partie të re politike, të quajtur Lëvizja Kombëtare Amhara, në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë, përfshirë një foshnjë 6-muajshe.

“Pashë një vajzë 6-miajshe, e cila ishte masakruar në shtëpi dhe trupin e saj të vogël të hedhur në një fushë. Unë mora pjesë në funeralin e 13 personave që u vranë”, tha një dëshmitar që i mbijetoi këtij sulmi.

Zëvendëskryeministri Demeke Mekonnen u bëri thirrje banorëve të zonës ku ndodhën vrasjet që të armatosen për ta mbrojtur veten, duke thënë se gjendja e sigurisë atje është zemërthyese.

(Kosova Sot Online)