Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • A.P /
  • 14 October 2020 - 07:42
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi takohet me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentit)

10:00

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami raporton në Komisioni për Buxhet dhe Transfere për masat fiskale të marra për t’iu përgjigjur situatës me Pandeminë dhe për gjendjen e borxhit publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

10:00

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës organizon tryezë mbi Projektligjin e Shëndetësisë si pjesë e pakos legjislative të Ministrisë së Shëndetësisë. Pjesëmarrës do të jetë edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. (Ambientet e Hotel International Prishtina & SPA)

10:00

Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të mbajë ceremoninë e ndarjes së patentë-shoferëve ndërkombëtarë. Pjesëmarrës do të jetë edhe ministri Veliu. (Objekti ARC-së)

10:00

Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, mbajnë takim konsultativ të nivelit të lartë, me temë “Fuqizimi ekonomik si parakusht i parandalimit të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”. (Hotel Emerald)

10:35

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti takohet me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. (Selia e VV-së, Prishtinë)

11: 00

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, viziton QRTK-Prizren (Prizren)

11:00

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi mban konferencë medie. (Objekti i OEK-ut)

11:30

Ministria e Shëndetësisë, pranon një donacion nga “Kosovo Foundation for Open Society” (KFOS). Merr pjesë ministri Armend Zemaj. (Ministria e Shëndetësisë)

11:30

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi bënë përurimin e punimeve tek Shtëpia e Familjes Doda, Familjes Dukagjini dhe Familjes Skenderi (Në afërsi të Kompleksit të LSHP-së-Prizren)

11:40

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli takohet me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. (Selia e PDK-së, Prishtinë)

12:00

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi takim me filigranistet (Prizren)

12:30

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi viziton Kalanë e Prizrenit.(Prizren)

13:00

Kryesuesi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit Bajram Zejnullahu  raporton në komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

13:45

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj takohet me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. (Selia e AAK-së, Prishtinë)

14:00

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ermina Lekaj-Përlaskaj, deputete në Parlamentin e Republikës së Kroacisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

16:20

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj takohet me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. (Selia e Nisma-s, Prishtinë)

17:00

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli takohet me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. (Selia e AKR-së, Prishtinë)

19:00

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj takohet me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. (Grup Parlamentar të PDK-së, Kuvend).


(Kosova Sot Online)