Dënohet me burgim të përjetshëm pasi vrau ish të dashurën e i hëngri pjesë truri, zemre e mushkërie

  • A.P /
  • 14 October 2020 - 11:58
Dënohet me burgim të përjetshëm pasi vrau ish të dashurën e i hëngri pjesë truri, zemre e mushkërie

Një burrë nga Indiana e Shteteve të Bashkuara është dënuar me burgim të përjetshëm pa të drejtë të paraqitjes së kërkesës për falje për vrasjen e ish të dashurës dhe ngrënien e pjesëve të trupit të saj.

Joseph Oberhansley, 36 vjeç, u shpall fajtor për vrasje dhe plaçkitje me pasojë vdekjen si dhe gjymtim të gruar së quajtur Tammy Jo Blanton, shkruan Daily Mail.

Burri nuk e pranoi fajësinë dhe tha se po planifikon të paraqesë ankesë ndaj vendimit të gjykatës, ndonëse policisë më parë i kishte thënë se e ka vrarë dhe e ka ngrënë ish të dashurën.

Trupi i gruas 46-vjeçare ishte gjetur në shtëpinë e saj në mëngjesin e 14 shtatorit të vitit 2014. Trupi i saj ishte i gjymtuar me më shumë se 25 lëndime me mjet të mprehtë, kishin njoftuar autoritetet.

Personi i dënuar pretendoi në gjykatë se nuk e ka kryer krimin, duke thënë se gruan e kanë vrarë dy persona me ngjyrë.

Në raportin e autopsisë thuhet se zonja Blanton ka vdekur nga therjet e shumëfishta dhe se në trupin e saj mungonin disa pjesë të trurit, zemrën dhe mushkërive.

(Kosova Sot Online)