Fat në fatkeqësi: I shpëtoj goditjes nga treni, kjo është gjendja e vëllaut të tretë të familjes Arifaj

  • G.G /
  • 14 October 2020 - 13:46
Fat në fatkeqësi: I shpëtoj goditjes nga treni, kjo është gjendja e vëllaut të tretë të familjes Arifaj

Hasan Arifaj 17 vjeç, dhe Blerian Arifaj, 13 vjeç, humben sot jetën tragjikisht pasi një tren që po kalonte nëpër qytetin ku ata jetonin i goditi për vdekje.

Mrekullisht aksidentit i shpëtoj vëllau i tretë i cili ishte bashkë me dy vëllezërit e tij që humben jetën.

A. Arifaj shpëtoi mrekullisht pasi po ecte më ngadal dhe nuk doli përpara trenit.

Sipas mediave gjermane ai ishte duke shkuar në shkollë me vëllezërit e tij dhe ishte me fat vetëm sepse ai eci më ngadalë se të tjerët. Djali ndodhet në spital për shkak të situatës psikologjike. Nëna e nxënësve gjithashtu vuri re aksidentin ndërsa po i çonte fëmijët e saj në stacionin e trenit. Djali i saj i madh H.A kaloi testin e tij teorik të vozitjes disa kohë më parë, së shpejti ai donte të studionte.

(Kosova Sot Online)