Situatë alarmante në Prishtinë, më shumë se gjysma e të infektuarve të sotëm janë nga kryeqyteti

  • E.K /
  • 15 October 2020 - 15:18
Situatë alarmante në Prishtinë, më shumë se gjysma e të infektuarve të sotëm janë nga kryeqyteti

Në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 77 raste të reja me koronavirus, janë shëruar 59 të tjerë, ndërkaq nuk ka pasur raste të vdekjes si pasojë e virusit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.

IKSHPK ka njoftuar janë testuar 649 mostra, nga të cilat 77 kanë rezultuar pozitive.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 649 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 77 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim.

Komuna me më së shumti raste pozitive edhe sot është Prishtina, me 46 persona të infektuar në 24 orët e fundit.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 46 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan dhe Shtime”, njofton IKSHPK.

Ndërkohë, numri total i rasteve pozitive është 16.502 raste nga 77.272 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 59 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.333

 

59 TË SHËRUAR DHE 77 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK...

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Jeudi 15 octobre 2020

(Kosova Sot Online)