Aksidenti mes traktorit dhe veturës në Kaçanik, vdes personi që u lëndua të dielën

  • E.K /
  • 16 October 2020 - 11:55
Aksidenti mes traktorit dhe veturës në Kaçanik, vdes personi që u lëndua të dielën

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur personi që u lëndua të dielën, si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një traktori në Kaçanik.

Detaje rreth këtij rasti janë dhënë në raportin 24 orësh të Policisë.

“Me 15.10.2020 – 03:36 është raportuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur në mes të dy automjeteve civile (traktor dhe veturë) me ngasës m/k, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kishte pësuar ngasësi i veturës i cili ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe duke mos iu përballuar lëndimeve të marra sot ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)