Ministri Zemaj: Do punësohen 40 anesteziologë të rinj

  • G.G /
  • 16 October 2020 - 12:52
Ministri Zemaj: Do punësohen 40 anesteziologë të rinj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas takimit me bordin këshilldhënës për Covid-19, ka njoftuar se do të punësohen 40 anesteziologë të rinj për ofrimin e shërbimeve të pacientëve.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Zemaj, përmes një postimi në faqen zyrtare të tij, në Ditën Botërore të Anesteziologëve.

“Neë konkursin e fundit qeë e kemi shpallur peër shkollim specialistik fillimisht ishte planifikuar teë angazhoheshin 26 mjekeë. Mireëpo, me rritjen e nevojeës eështeë vendosur teë angazhohen 40 specializanteë teë anesteziologjiseë, qeë do teë jeneë neë sheërbime teë pacienteëve”, shkruhet në njoftim.

Ai është shprehur edhe falënderues për punën e mjekëve, duke thurur lavde për ta.

“Jashteëzakonisht faleënderues peër puneën shumeë teë ndjeshme teë anesteziologeëve, apo ndryshe sicë quhen ringjallesit, teë cileët janeë peërgjegjeës peër jeteën dhe sheëndetin e pacientit, qeë gjateë operacioneve administrojneë sasineë e sakteë teë anesteziseë, monitorojneë shenjat jeteësore teë pacientit, e neë keëteë meënyreë mundeësojneë operacione pa dhimbje”, thuhet tutje.

Përgjatë muajit korrik, në kohën kur rastet me koronavirus kishin mbërrirë pikun, tre anesteziologë lanë punën nën pretekstin se ishin të pakënaqur me kushtet që po ofroheshin. 

(Kosova Sot Online)