Ambasadori amerikan përgëzon Qeverinë për vendimin rreth pajisjeve 5G

  • E.K /
  • 16 October 2020 - 15:33
Ambasadori amerikan përgëzon Qeverinë për vendimin rreth pajisjeve 5G

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vendi nuk do të blejë e as të vazhdojë të shfrytëzojë pajisje 5G të cilat vijnë nga shitës të pabesueshëm.

Lidhur me këtë vendim të qeverisë ka reaguar ambasadori i SHBA’së në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili ka përgëzuar qeverinë Hoti.

“Ne e përgëzojmë Kosovën për sigurimin që rrjeti i saj 5G vjen përmes rrugëve të pastëra, dhe jo nga shitës të pabesueshëm, në përputhje me marrëveshjen e Washingtonit. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku drejt integrimit të sigurt të komunikimit rajonal dhe zgjerimit të ekonomisë dixhitale të Kosovës”, ka shkruar Kosnett.

(Kosova Sot Online)