Rritja e rasteve me COVID-19, Zemaj kërkon vlerësim të situatës në kufi

  • E.K /
  • 16 October 2020 - 15:28
Rritja e rasteve me COVID-19, Zemaj kërkon vlerësim të situatës në kufi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbledhur sot Bordin Këshilldhënës për COVID-19, pas rritjes së rasteve me këtë sëmundje në vend dhe në shtetet fqinje.

Në këtë takim, Zemaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Bordi një vlerësim të situatës nga pikat kufitare hyrëse.

Deri tash nga ky bord janë nxjerrë 78 rekomandime, 90 për qind prej të cilave thotë se tashmë janë zbatuar.

“Bordi Këshillëdhënës për menaxhimin dhe kontrollin e viruditCovid 19, ka dëshmuar përkushtim, ekspertizë dhe besueshmëri, prandaj takimet janë me vlerë dhe shumë të rëndësishme. Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, nga çështjet e veçanta, deklarova se e pres një vlerësim të situatës nga pikat hyrëse kufitare. Puna e mirë e këshilldhënse e Bordit, është shumë e mirëseardhur”, ka shkruar Zemaj.

 

Bordi Këshillëdhënës për menaxhimin dhe kontrollin e viruditCovid 19, ka dëshmuar përkushtim, ekspertizë dhe...

Publiée par Armend Zemaj sur Vendredi 16 octobre 2020

(Kosova Sot Online)