Avdullah Hoti mbledh ministrat sot pasdite

  • E.K /
  • 19 October 2020 - 09:51
Avdullah Hoti mbledh ministrat sot pasdite

Qeveria e Kosovës ka publikuar agjendën e kryeministrit Avdullah Hoti për ditën e sotme.

Në njoftimin e Qeverisë bëhet e ditur se kryeministri merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore sot në ora 10:00.

Në ora 12:00 ndërkaq, Kryeministri Avdullah Hoti takon deputetët e komunitetit jo shumicë për të diskutuar planin për zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike.

Në këtë njoftim është bërë e ditur se sot në ora 16:00 do të mblidhet ekzekutivi. Se cka do të vendosin Hoti me ministrat nuk është bërë e ditur në njoftim.

(Kosova Sot Online)