Drejtori i shkarkuar nga Hoti ia dorëzon detyrën drejtorit të ri të Doganës

  • E.K /
  • 19 October 2020 - 11:23
Drejtori i shkarkuar nga Hoti ia dorëzon detyrën drejtorit të ri të Doganës

Është mbajtur sot ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të Doganës së Kosovës, tri ditë pasi kryeministri Avdullah Hoti e shkarkoi tani ish-ushtruesin e detyrës së drejtorit, Ibrahim Xhakën, për ta zëvendësuar me ushtruesin e ri të kësaj detyre, Bajram Rexhën.

Këtë e ka bërë të ditur Dogana e Kosoës, përmes një komunikate për media.

“Sot në Drejtorinë e përgjithshme të Doganës së Kosovës u mbajt ceremonia e pranim dorëzimit të detyrës nga ish U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm z. Ibrahim Xhaka te U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm z. Bajram Rexha”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)