Ish-këshilltari i Veselit u drejtohet bashkëpartiakëve: Jeni bo për gjynah, s’fitohet me duar në xhepa

  • E.K /
  • 19 October 2020 - 12:18
Ish-këshilltari i Veselit u drejtohet bashkëpartiakëve: Jeni bo për gjynah, s’fitohet me duar në xhepa

Nijazi Kryeziu, ish-këshilltar i Kadri Veselit dhe aktualisht zyrtar i PDK-së, ua ka lënë një kompent disa bashkëpartiakëve të tij në një fotografi ku ata shihen bashkë në një ambient pune.

Nën foton ku janë ekipi i kryetarit të PDK-së, Avni Bytyçi, Bashmir Xhemaj, Gaz Krasniqi, Adri Nurellari e Blerand Kadrijaj, Kryeziu ka shkruar se “me këmbë përpjetë e duar në xhepa nuk fitohet”, duke thënë se ata janë “për gjynah.

“Per gjynah jeni ba me këmbë perpjete e duar ne xhepa nuk punohet e nuk fitohet. Hapni syte ulni kembet e hekni duart prej xhepave kthejuni strukturave e terrenit”, ka shkruar Kryeziu ndër tjerash.

Kryeziu ka qenë për disa kohë këshilltar i kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit në kohën kur ky i fundit ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ai ka punuar bashkë me Avni Bytyçin, që ka qenë po ashtu këshilltar i Veselit, e i cili e ka publikuar këtë fotografi. Njazi Kryeziu ka qenë po ashtu një ndër të akuzuarit në rastin “ Pronto”. 

(Kosova Sot Online)