Shifra të larta në Itali: 9338 raste të reja me COVID-19 e 73 viktima në 24 orë

  • A.P /
  • 19 October 2020 - 20:51
Shifra të larta në Itali: 9338 raste të reja me COVID-19 e 73 viktima në 24 orë

9338 raste të reja me COVID-19 dhe 73 viktima janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Itali.

Sipas autoriteteve italiane, numri i tamponëve të kryer ka qenë rreth 100 mijë, 48 mijë më pak se dje.

Rajoni më problematik mbetet sërish Lombardia me 1678 raste, e ndjekur nga Campania me 1583 dhe Toscana me 988.

Mbrëmjen e djeshme, qeveria në Romë lëshoi një dekret të ri sa i përket masave shtesë anti-Covid si: mbyllja e lokaleve, bareve, restoranteve, hyrja në shkollë me turne e të tjera.

Nga nisja e pandemisë Italia numëron gjithsej 423,578 të infektuar dhe 36,616 viktima.

(Kosova Sot Online)