Sot protestohet në Prishtinë

  • E.K /
  • 20 October 2020 - 08:19
Sot protestohet në Prishtinë

Sot në Prishtinë do të protestohet para objektit të ish-Rilindjes.

Protesta është paralajmëruar për në ora 13:00, derisa, është organizuar nga punëtorët teknik që operojnë në Ministrinë e Administratës.

Kjo protestë është organizuar pasi që këta punëtorë kërkojnë rritje të pagave.

“Punëtorët teknikë që operojnë në ministrinë e Mjedisit, ministrinë e Administratës se Pushtetit Lokal, ministrinë e Zhvillimit Rajonal, ministrinë e Drejtësisë dhe Administratës Publike protestojnë për ngritjen e pagave”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)