Kryeministri ia kthen Murtezajt, thotë se e ka shkarkuar për shkak të paaftësisë dhe sjelljes së keqe

  • E.K /
  • 21 October 2020 - 10:19
Kryeministri ia kthen Murtezajt, thotë se e ka shkarkuar për shkak të paaftësisë dhe sjelljes së keqe

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka folur në një konferencë të jashtëzakonshme për media për arsyet se pse ka marrë vendim që Ilir Murtezaj të shkarkohet nga posti i drejtorit të ATK-së..

Hoti në një konferencë për media iu është përgjigjur akuzave të Murtezajt që e ka akuzuar kryeministrin për nepotizëm.

I pari i ekzekutivit thotë se e ka shkarkuar Murtezajn për shkak të paaftësisë dhe sjelljes së keqe.

“I keni parë vendimet që i kemi marrë javën që shkoi me ATK-në na është dashtë që të marrim vendim për të liruar nga detyra drejtorin aktuale dhe për të caktuar një ushtrues detyre, ky vendim është në përputhje me ligjin ku theksohet qartë se zoti Murtezaj gjatë kohës sa ka qenë në këtë pozitë ka ndërmarrë një varg veprimesh për shkak të paaftësisë ose sjelljes së keqe, ka miratu rregullore kundërshtim me ligjin përkatës”, ka thënë ai.

“Ka shpallë konkurs për vende të lira të pune, tri pozita, ka emëruar ushtrues detyre, nuk i ka sistemuar ish-drejtorët, ka bë lëvizje të shpeshta të stafit.

Të gjitha këto shkelje janë konstatuar edhe me mendimin juridik të Avokatit të Popullit. Ne është dashtë të marrim veprime”, shtoi Hoti.

(Kosova Sot Online)